E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta : “Kurrë më votime moniste në Shqipëri!”.
Politikë

Presidenti Meta : “Kurrë më votime moniste në Shqipëri!”.

Kreu i shtetit parashtron argumente dhe vendime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që sipas presidentit tregojnë shkeljet e demokracisë në zgjedhje.

Në një video të publikuar nga presidenti vihet në dukje fakti që në mbi 57 për qind të vendit nuk ka pasur alternativë për t’u zgjedhur nga votuesit.

Reagimi i presidentit vjen ndërkohë që Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim për zgjedhjet e 30 qershorit, por duke pritur më parë opinionin e Komisionit të Venecias.

Mesazhi i Metës

Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.
Kurrë më votime moniste në Shqipëri!
Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me këtë fakt, duke publikuar një video me 10 fakte nga votimet e 30 qershori.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.