Përcillet sot në varreza familja që u shua në aksident
Patosi do të përcjellë sot në varreza, një familje të bukur, që u shua në aksidentin e djeshëm në aksin rrugor Vlorë – Fier.
Eduart Gushi me bashkëshorten e tij Silvanën dhe dy vajzat e tyre të vogla, Evën 9-vjeçare dhe Anastatian 14-vjeçare, ishin nisur me pushime në Vlorë kur aksidenti I tmerrshëm u mori jetën duke shënuar një tragjedi që tronditi shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Familja Gushi jetonte prej 20 vjetësh në Greqi dhe atje jetojnë edhe prindërit e Eduardit. Ata kishin dy vjet pa ardhur ne atdhe për shkak të pandemisë.
Sot, në qytetin e Patosit, në orën 10:00 do të përcillen për në banesën e fundit prindërit Eduart dhe Silvana Gushi me dy vajzat e tyre, Evën dhe Anastasian.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



