E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E kërcënoi Gëllçi/Komentatori sportiv rrëfen si u kërcënua pas kritikave ndaj ish-drejtorit të RTSH-së!
Publik News

E kërcënoi Gëllçi/Komentatori sportiv rrëfen si u kërcënua pas kritikave ndaj ish-drejtorit të RTSH-së!

Më telefonuan të premten dhe më kërcënuan në emër të Thoma Gëllçit dhe një ish-drejtoreshe në RTSH. Personi që më telefonoi, më tha që nëse vazhdoja të shkruaja për këta personazhe në profilin tim në “Facebook”, do vinin të më gjenin, pasi e dinë se ku rri unë. Personi që më telefonoi nuk u prezantua me emër, por më tha që ‘jam vëllai i Yllkës’, një ish-drejtoreshe që unë nuk e njoh fare dhe as kam shkruar asnjëherë për të.

Grillo- Gellçi

Ia thashë këtë dhe më pas më kërcënoi duke më thënë: ‘mos shkruaj më për Thomain dhe të tjerët se janë grup’. Më tha gjithashtu se ‘jam dibran dhe ne i presim drutë shkurt. Të vimë aty dhe të zhdukim’. Sot unë menjëherë bëra padi në polici për Thoma Gëllçin. Denoncova edhe numrin që me ka marrë dje në telefon”, rrëfen Grillo për “Panoramasport.al”.

Në fund komentatori i njohur bën edhe një apel. “Kam besim te Policia e Shtetit dhe Prokuroria se do e zbardhin çështjen. Por, nëse nuk më marrin në mbrojtje, atëherë të hënën do u drejtohem të gjitha ambasadave europiane në Shqipëri, përfshi edhe atë Amerikane. Mund të kërkoj edhe azil”, përfundoi Grillo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.