E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Punësimi në Gjermani/ Ambasada: Qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar
Publik News

Punësimi në Gjermani/ Ambasada: Qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar

Ambasada gjermane përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës deri në 31.12.2023.

“Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do te jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që duke filluar nga 01.01.2021 ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e punësimit për Ballkanin Perëndimor.

Njoftimi i plotë

| Risi në lidhje me punësimin sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor: Regjistrimi në listën e pritjes për të lënë një takim

Duke filluar nga 01.01.2021 ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e punësimit për Ballkanin Perëndimor. Deri në datën 31.12.2023 qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës. Përpunimi i kërkesave për vizë bëhet përsëri i mundur duke filluar nga 20.06.2021, pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19.

Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do te jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin. Nëse keni interes ndiqni udhëzimet në faqen tone zyrtare www.tirana.diplo.de.Informacionet e detajuara do ti gjeni aty.

Personat që kanë bërë një kërkesë për vizë pune para dates 17.03.2020 do të njoftohen për vazhdimin e procedurave me email. Jeni te lutur që deri sa të merret një vendim të mos pyesni në lidhje me statusin e aplikimit.

1
2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.