E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përdhunuan 15 vjeçaren, mbeten në burg
Publik News

Përdhunuan 15 vjeçaren, mbeten në burg

Ngjarja e bujshme u zbulua në muajin maj të këtij viti. Në pranga përfunduan Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe 17-vjeçari me iniciale A.Gj.

Që prej atëherë, ata ndodhen në burg, ndërsa kishin apeluar vendimin e Gjykatës së Lezhës e marrë më 20 maj. Pas shqyrtimit të kërkesës, trupa gjyqësore e Apelit të Shkodrës ka refuzuar kërkesën e tyre për ndryshimin e masës së sigurisë.

Prokuroria është në pritje të përgjigjes së ekspertizës mjekësore, e cila do të vërtetojë nëse 5 personat kanë abuzuar apo jo seksualisht me adoleshenten, ndërsa të arrestuarit kanë mohuar në vijimësi akuzat.

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan nga policia, pas denoncimit të një vajze 15- vjeçare, nxënëse e shkollës 9- vjeçare të Tarazhit, e cila pretendon se përmes shantazhit është përdhunuar me dhunë nga 5 personat. Referuar dëshmisë së vajzës, rezulton se personi i parë që ka abuzuar me të është 32-vjeçari Artan Kaçorri.

Ky i fundit kishte patur lidhje me 15- vjeçaren dhe në muajin mars madje i kishte blerë dhe një telefon për të komunikuar së bashku. Kaçorri kishte arritur që të mashtronte adoleshenten duke e marrë në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime, të cilat janë shpërndarë dhe tek 4 personat e tjerë të afërm me njëri-tjetrin. Përmes videove dhe fotove, 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë vajzën dhe ta detyrojnë që të kryej marrëdhënie seksuale me to në mënyrë të përsëritur.

DENONCIMI

Pas abuzimit tëvazhdueshëm që pesë të arrestuarit kishin ushtruar ndaj adoleshentes, bëri që ajo fillimisht të rrëfente ngjarjen tek familjarët e saj dhe më pas pranë Komisariatit të Policisë së Mirditës. Sipas dëshmive që dolën pas ngjarjes, vajza ishte kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme nga dhunuesit që të kryente marrëdhënie seksuale dhe të mos tregonte, derisa erdhi një moment kur ajo rrëfeu çfarë kishte përjetuar prej kohësh. Të gjithë të akuzuarit nga ana e 15 vjeçares jetojnë në të njëjtin fshat dhe kanë distanca të afërta të banesave. Së bashku me familjarët, e abuzuara i është drejtuar Komisariatit të Policisë Mirditë, duke bërë denoncim për burrat më i madhi me një diferencë prej 29 vjetësh.

Gjatë denoncimit në policisë, ajo paraqiti si provë telefonin celular ku gjendeshin mesazhet dhe fotot dhe videot shantazhuese, të cilat ia kishin dërguar 5 personat, tashmë të arrestuar. Referuar mesazheve, ata e kanë detyruar që përmes videove shantazhuese, të kryente marrëdhënie seksuale me ta. Pas publikimit të rastit në media, vajza u dërgua edhe për ekzaminim mjekoligjor në Tiranë. Kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të vendit, ku aktivist dhe qytetarë kërkonin parandalimin e ngjarjeve të tilla si dhe ndëshkimin e autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.