Arrestohen 4 shqiptarë dhe një serb. Grabisnin me dhunë turistët
Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane mbrëmjen e djeshme në Modena pasi kanë grabitur një grup turistësh.
Gjatë natës, policia është njoftuar se një grup personash kanë grabitur me dhunë disa turistë nga Bolonja.
Mediat italiane shkruajnë se ata u kanë dalë përpara turistëve dhe nën kërcënimin e armëve u kanë marrë të gjitha sendet me vlerë dhe një shumë prej 40 mijë eurosh.
Menjëherë policia është vënë në ndjekje të tyre ku pas disa orësh ka arritur t’i vërë në pranga.
Mes të arrestuarve ishte dhe një shtetas serb, ndërsa mësohet se 3 prej tyre ishin minorenë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



