29-vjeçarja ndërron jetë pesë ditë pasi solli në jetë fëmijën

Policia thotë se 29-vjeçarja ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës mbrëmjen e kaluar. Sipas bluve trupi i të ndjerës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
“Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e plotë.
Sjellim në vëmendje që familjarët e viktimës akuzojnë mjekët lidhur me vdekjen e gruas lehonë. E reja ndërroi jetë të hënën pasdite ndërsa ishte duke pirë ujë, ndërsa mjeku u tha familjarëve se pacientja ishte sjellë vonë në spital, duke shtuar se truri i saj nuk ishte furnizuar me oksigjen.
29-vjeçarja Ardita Muça ka ndërruar jetë pesë ditë pas lindjesr së fëmijës së dytë, vetëm një ditë pasi kishte dalë nga Materniteti i Durrësit, në rrethana shumë të paqarta për familjarët e saj. pij Korrespondenti i Panorama.al raporton se familjarët akuzojnë mjekët për vdekjen e gruas lehonë. E reja ndërroi jetë të hënën pasdite ndërsa ishte duke pirë ujë, ndërsa mjeku u tha familjarëve se pacientja ishte sjellë vonë në spital, duke shtuar se truri i saj nuk ishte furnizuar me oksigjen.
Në dëshminë e familjarëve në polici thuhet: “Lindi me operacion cezarian në datën 30 qershor në Spitalin e Durrësit, pas katër ditësh ka dale nga spitali. Dje pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë u këput e ra në dysheme. Ambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bënë procedurën, por kërkuan që të vijë një mjek pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku. Bombola e oksigjenit mbaroi ndërsa e reja në Urgjencë mbërriti me rrahje zemre, por mjekët na thane se truri nuk funksionon pa oksigjen. E keni sjellë vonë na thanë”. ardta
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



