Mjekët në protestë: Njerëzit kanë dhënë bakshish dhe do vijojnë të japin, nuk paraqesim rrezik
Pas arrestimit të dy mjekëve Serdi Memini dhe Ervin Sulaj, të cilët akuzohen se kanë marrë ryshfet nga familja e një pacienti, kolegët e tyre kanë dalë në protest në shenjë solidarizimi.

Ata kanë kërkuar në protestë që të mos trajtohen si kriminelë ndërsa sipas tyre arrestimi i dy kolegëve Serdi Memini dhe Ervin Sulaj nuk zgjidh problemin e korrupsionit.

“Nuk dua që t’i heq prononcimit që bëri kolegu pak më parë, Rama para disa vitesh ka thënë që problem në Shqipëri për korrupsionin është sistemi dhe jo individi, pra jam sot këtu për të protestuar për mënyrën e zgjidhjes së problemit, nuk është zgjidhje, zgjidhja është reformë e thellë, jo partiake dhe ajo që ka premtuar Rama është autonomia spitalore. Njerëzit kanë dhënë bakshish dhe do vijojnë të japin, problem është sistemi”, tha një tjetër mjek.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



