E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjekët e Spitalit të Traumës sërish në protestë për kolegët e arrestuar: Gjeni prova dhe pastaj të mbahen në burg
Publik News

Mjekët e Spitalit të Traumës sërish në protestë për kolegët e arrestuar: Gjeni prova dhe pastaj të mbahen në burg

Mjeku Gent Stroni ka vënë theksin tek fakti që mungesa e mjekëve në Shqipëri është e madhe dhe për këtë arsye, derisa drejtësia të gjejë prova tha ai, mjekët duhet të lihen të lirë të bëjnë punën e tyre.

“Të mos bëhet gjyq popullor për mjekët. Të gjenden prova dhe pastaj të mbahen në burg. Drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetare. Mos harroni që problematika ekziston që këta mjekë janë një forcë pune, një aset i mjekësisë, të cilët janë të gatshëm të bëjnë opracion cdo ditë.

Mos harroni dhe tjetrën që pas Luftës së Dytë Botërore mjekët që ishin kriminelë kishin kryer eksperimente me trupin e qytetareve nuk i arrestuan e as i dënuan por i çuan të punonin.

Ne këtu kemi mungesa mjekësh e i fusim në burg pa pasur prova. Ja ku kemi nga historia një mënyrë ku mund të referohemi.

Po mbahen të burgosur dy persona që nuk e kanë vendin aty, nëse drejtësia e vërteton, kushdo nga ne duhet të merret me drejtësinë nëse mendon që është bërë një akt korruptiv por deri sa të vërtetohet ky person s’ka rrezikshmëri sociale, atëherë pse mbahet në burg?”, tha mjeku Stroni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.