Gjykata lë në arrest shtëpia ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda
njëjta masë sigurie është vendosur edhe për dy shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani.
(10:30)/ Ja momentet kur ish-zv.ministrja del nga makina e policisë dhe futet në gjykatë
Ish-zëvendësministrja Rovena Voda, e cila është në arrest shtëpie me urdhër të SPAK, ka mbërritur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme ku do t’i komunikohet masa e sigurisë.
https://www.instagram.com/p/CRV6C7qjTut/?utm_medium=copy_link
Siç mund të shihet nga këto pamje Voda del nga makina e policisë, ndërsa shfaqet me syze dhe pa pranga në duar, duke u shoqëruar nga efektivët në ambientet e GJKKO-së.
Ajo akuzohet për veprën penale “ushtrim ndikimi të paligjshëm”. Hetimet zbuluan se Voda kishte marrë një shumë prej gati 2 mijë euro nga shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani duke u premtuar në këmbim vende pune.
Mësohet se në përgjimet e mëvonshme, Beu dhe Hasani shprehin shqetësim se shuma e dhënë ka qenë e vogël dhe për këtë në një tjetër takim dyshohet se i kanë dhënë një aparat telefonik celular ish-ministres.
Në episodin e tretë, ish-zëvendësministrja Voda ka marrë një arkë me peshk në portin e Durrësit, që dyshohet të jetë dhënë me porosi nga një prej dy të dyshuarave të tjera.
Edhe pse Florida Beu aplikoi në disa vende në ministri, nuk ka kaluar as fazën e parë të konkurrimit dhe nuk ka fituar vend pune.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



