E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patronazhistët, organizata rinore i drejtohet Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave: Të fshihen nga telefonat e kompjuterët e socialistëve
Publik News

Patronazhistët, organizata rinore i drejtohet Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave: Të fshihen nga telefonat e kompjuterët e socialistëve

Disa qytetarë të Tiranës sëbashku me organizatën rinore GUXO kanë depozituar një kërkesë tek Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave lidhur me punën e Patronazhistëve të PS-së.

Ata kërkojnë konstatim të paligjshmërisë të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale nga Partia Socialiste.

Një tjetër kërkesë e tyre është fshirja e çdo të dhëne personale nga serverat, kompjuterët dhe telefonat e Partisë Socialiste si dhe ndëshkimin e tyre.

Organizata GUXO thotë se ky është hapi i parë ligjor pas mbledhjes së nënshkrimeve të qytetarëve.

Postimi i plotë i GUXO:

162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore GUXO, kanë depozituar sot një kërkesë pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, në të cilën kërkojnë: (i) konstatimin e paligjshmërisë së mbledhjes, përpunimit dhe publikimit të të dhënave personale nga Partia Socialiste; (ii) fshirjen e cdo të dhëne personale nga serverat, kompjuterët, telefonat dhe cdo pajisje tjetër elektronike e PS-së; dhe (iii) ndëshkimin me sanksione administrative të PS-së.

Ky hap i parë ligjor vjen pas procesit të mbledhjes së nënshkrimeve që GUXO ka kryer përgjatë muajit Maj në bashkitë Tiranë dhe Kamëz, me grupet e saj të vullnetarëve. Javës tjetër do të njoftoheni për hapat e ardhshëm ligjorë që do të ndërmarrim. Të rinjtë e konsiderojnë të papranueshme që të dhënat e tyre të mblidhen, përpunohen dhe publikohen në paligjshmëri për interesat elektorale të Partisë Socialiste apo cilësdo parti tjetër politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.