Autobusi përplaset me makinën tek Rruga e Kombit, vdes drejtuesi i mjetit
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Kombit.
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, ku u përfshi një mjet tip Land Rover dhe një mikrobus.
Njoftimi
Mirditë/Informacion paraprak:
Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.
Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



