Kërcënoi një gjyqtare, arrestohet i riu në Tiranë
Në pamjet e siguruara nga LSA duket edhe personi, i cili është shtrirë në tokë nga policia.
Nuk dihet se kush është gjyqtarja e kërcënuar, teksa policia në një njoftim paraprak për mediat bëri me dije se i arrestuari, është shtetasi me inicialet A. L., 39 vjeç.
Njoftimi i policisë Tiranë
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, si rezultat e një pune të mirëorganizuar, tek “Komunq e Parisit” kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit e shtetasit A. L., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”, për veprime të metejshme hetimore.

Foto nga vendi i ngjarjes

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



