E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosje me armë zjarri në Roskovec, policia jep detajet
Publik News

Plagosje me armë zjarri në Roskovec, policia jep detajet

Ngjarja thanë blutë rajonalë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Mësohet se nga përdorimi i armës së zjarrit, është plagosur në këmbë shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.

Autori i dyshuar është shtetasi U. S., 50 vjeç për të cilin po vijon puna për kapjen e tij.

Sakaq, blutë e Fierit bëjnë me dije se sot, në spitalin e Lushnjës ka shkuar për mjekim shtetasi P. M., 63 vjeç, banues në Berat.

Ky person, dyshohet se është goditur nga një automjet, në fshatin Gurzë e Vogël.

63-vjeçari pasi mori mjekim u largua për në banesë.

Policia tha se po punon për identifikimin e drejtuesit të automjetit, i cili është larguar nga vendngjarja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin M. B., pasi ka ndezur një zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 70 rrënjë agrume në tokat e shtetasve L. K dhe A. H.

Ndërsa specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Policinë e Fierit proceduan penalisht shtetasin K. D., 55 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin tip “Ford Focus” ka aksidentuar shtetasen G. Ç., 27 vjeçe, banuese në Fier, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.