Rama mesazh për aksidentin:Çfarë fatkeqësie pikëlluese për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shkruan se lutet që të plagosurit të shërohen sa më shpejt.
“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare.
Më herët reagoi edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka: “Keqardhje për humbjen tragjike të jetës së shtetasve kosovarë në Kroaci. Ndajmë dhimbjen me vëllezërit tanë dhe me zemër e mendje jemi pranë familjarëve dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



