E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U shtri përtokë nga policia/ Një ditë pas incidentit gazetari dëshmon në Prokurori: Tregova dinamikën dhe dhashë dy videot
Publik News

U shtri përtokë nga policia/ Një ditë pas incidentit gazetari dëshmon në Prokurori: Tregova dinamikën dhe dhashë dy videot

Pas daljes nga organi i akuzës reporteri tha se dha dëshminë mbi ngjarjen, dhe dorëzoi dy videot e regjistruara në telefon. Po ashtu ai apeloi organet e drejtësisë të hedhin dritë mbi ngjarjen.

“U thirra nga ana e Prokurorisë për të dhënë dëshminë time për sa i përket ngjarjes së djeshme. Unë kreva detyrën time dhashë dëshminë time duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes po ashtu dhashë edhe dy videot e regjistruara nga aparati im celular dhe apeloj që institucionet e drejtësisë të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të vendosin drejtësi”- tha Gjençaj për “News24”.

Pesë efektivët që u përfshinë në incidentin që dje bëri xhiron e mediave do të merren në pyetje po ashtu nga Prokuroria. Ndërkaq hetime ndaj efektivëve po kryen edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.