Digitalb del në shitje
Dixhitalb, platforma më e madhe televizive në Shqipëri është në bisedime për t’u shitur. Një grup i fuqishëm shqiptar me investime në disa fusha, përfshirë atë mediatike është duke marrë kontrollin e platformës përmes blerjes së aksioneve nga pronarët ekzistues të dixhitalb.
Burime mediatike bëjnē me dije se deri tani është dakortësuar blerja e paketës maxhoritare të aksioneve, përfshirë ato që kontrollohen nga Vjollca Hoxha, ndërkohë që po zhvillohen negociata edhe për pjesën e mbetur të aksioneve deri në kontrollin e plotë të kompanisë./MCN
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



