Abuzoi seksualisht me një të mitur, arrestohet dy vite pas zbulimit të ngjarjes 20-vjeçari
Ai është akuzuar dhe gjykuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Burimet thanë se i riu në vitin 2019 ka abuzuar me një shtetase të mitur 12-vjeçe.
Ndërsa një tjetër person në kërkim, me inicialet I. M., 37 vjeç, banues në Durrës, u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.
Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht për veprën penale “Propozimi për shpërblime që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, shtetasin H. K., 20 vjeç, pasi ka tentuar t’i japë punonjësit të Policisë, 2.000 lekë, me qëllim shmangien e gjobës për parkim të gabuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



