E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria i kaloi Bashkisë truallin e Teatrit, reagon Aleanca, paralajmëron Erion Braçen: Je i pari që do çojmë në SPAK!
Publik News

Qeveria i kaloi Bashkisë truallin e Teatrit, reagon Aleanca, paralajmëron Erion Braçen: Je i pari që do çojmë në SPAK!

Qeveria shqiptare ka vendosur dje që truallin ku ka qenë Teatri Kombëtar, t’ia kalojë në pronësi Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin e objektit të ri.  Sipas VKM-së së firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe, Bashkisë së Tiranës i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në vendim, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

Ndërkohë, për këtë lajm ka reaguar dhe Aleanca për Teatrin. Përmes përfaqësueses së tyre, Adriana Kalaja, Aleanca njoftoi pak më parë se do të padisë në SPAK zv.kryeministrin Erion Braçe, firmën e të cilit mban VKM-ja e kaluar dje në Këshillin e Ministrave.

“I pari është Erion Braçe. Por do të çojmë gjithë drejtuesit e institucioneve që kanë qenë pjesë e padisë në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministrin, ministren e Financave, të Kulturës dhe Kryetarin e Bashkisë”, tha Kalaja ndër të tjera mesditën e sotme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.