Ministri i Jashtëm i Hollandës Bert Koenders takon Aurela Bashën
Ministri i Jashtëm i Hollandës Bert Koenders, ditën e sotme, është takuar me Aurela Bashën, bashkëshorten e kreut të opozitës Lulzim Basha në mjediset e hotel “Rogner”.
Mësohet se ka qenë kërkesë e ministri hollandez, ky takim “kokë më kokë” me znj.Basha
Koenders ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku fillimisht u takua me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe gjatë ditës, u takua me kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha.
Ai nuk ka preferuar të flasë për krizën politike në vend, ndërsa deklaroi se Hollanda e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



