E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria ia del të mbajë në burg anëtarin e grupit të Habilajve
Lajme

Prokuroria ia del të mbajë në burg anëtarin e grupit të Habilajve

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ditën e sotme të japë masën e sigurisë ‘arrest me burg pa afat’ për financierin e grupit kriminal ‘Habilaj’, Nazer Seiti.

Ishte Prokuroris e Krimeve të Rënda, e cila kërkoi që të zgjatej afati i ekstradimit drejt Italisë për Seitin, pasi kishte prova të reja për këtë person.

Lëvizja e prokurorisë me prova të reja, është një tentativë për të mbajtur në burg Seitin, i cili kishte kërkuar vet ekstradim për në Itali.

Por, në mungesë të përkthimit të dosjes të ardhur nga Italia brenda afatit prej 20 ditësh të caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Seitin, prokuroria vendosi që të sjellë prova të reja, duke kërkuar nga gjykata edhe ndryshimin e masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ me 20 ditë, në atë me burg pa afat. /

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.