E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çudi! Qeveria gjermane e mbështeska ‘Open Ballkan’, reagon deputeti i zgjedhur i PD Çollaku: Rama ngatërron procesin e Berlinit me Minishengenin
Publik News

Çudi! Qeveria gjermane e mbështeska ‘Open Ballkan’, reagon deputeti i zgjedhur i PD Çollaku: Rama ngatërron procesin e Berlinit me Minishengenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin e “Open Balkan” ku janë përfshirë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, pas qëndrimit të Berlinit zyrtar pro iniciativës rajonale. 

Çudi! Qeveria gjermane e mbështeska, ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve prej atyre që s’pyesin për Amerikën

Por deputeti i zgjedhur i PD Kreshnik Çollaku ka reaguar në llogarinë  e tij në FB  ku shkruan se Rama po e ngatërron procesin e Berlinit me Minishengenin. Në ketë rast   eshte si te ngaterrosh dy trena qe vagonat i kane njesoj por lokomotivat e ndryshme, – shkruan Kreshnik Çollaku.

Lexoni reagimin e plotë:

Qeveria Gjermane mbeshtet bashkepunimin ballkanik kjo eshte e qarte. Qeveria gjermane nxit 6 vendet e Ballkanit drejt procesit te Berlinit.

Te ngaterrosh procesin e Berlinit me Minishengenin,sic ne kete rast ben Rama eshte si te ngaterrosh dy trena qe vagonat i kane njesoj por lokomotivat e ndryshme.

Vagonet ballkanik duhet te bashkohen lokomotives gjermane (europiane) drejt BE,ndersa te njejtet vagone me lokomotive Serbine dhe pse te bashkuar perfundojne ne Unionin EuroAsiatik.

Ceshtjat nuk jane vagonat,por Lokomotiva qe u prin…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.