E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta kujton Hasan Prishtinën me një thënie të tij: Më aktuale se kurrë
Publik News

Presidenti Meta kujton Hasan Prishtinën me një thënie të tij: Më aktuale se kurrë

1

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot me një nga thëniet e njohura Hasan Prishtinën, në ditën kur ai ka vdekur 88 vite më parë, në një atentat në Selanik.

Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”, është shprehja që ka postuar Meta në rrjetet sociale dhe shkruan:

“I vrarë pabesisht 88 vite më parë, kjo thënie e kolosit të politikës dhe çështjes shqiptare, patriotit të paharruar Hasan Prishtina, është më aktuale se kurrë”.

Meta e ka vënë theksin tek plaga aktuale e shoqërisë shqiptare, ajo e shpopullimit.

“Sot kur Shqipëria vuan plagën e madhe të shpopullimit është detyra jonë t’i kthejmë rinisë shpresën dhe besimin për ndërtimin e së ardhmes së sigurt europiane në Atdhe. 🇦🇱”, thekson kreu i shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.