E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Brenda ambienteve ku do të strehohen afganët, fillimisht do priten në çadra mjekësore, më pas akomodimi. Si do të bëhet shpërndarja e tyre
Publik News

Brenda ambienteve ku do të strehohen afganët, fillimisht do priten në çadra mjekësore, më pas akomodimi. Si do të bëhet shpërndarja e tyre

Në një njoftim, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila edhe është caktuar për të koordinuar punën thotë se fillimisht refugjatët do të priten në çadra mjekësore dhe më pas do të transportohen në strukturat akomoduese.

Ministrja Xhaçka është takuar me drejtues të disa strukturave të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit e të Policisë Kufitare dhe ka ndjekur nga afër punën e bërë në qendrën pritëse në aeroportin e Rinasit, ku qytetarëve afganë do tu jepet ndihma e parë shëndetësore, asistencë psikologjike/sociale dhe shërbimi bazik për ushqim apo nevoja të tjera të mundshme.

1

“Qendra, e pajisur me çadra mjekësore e të ndihmës së parë ka një kapacitet prej 400 personash dhe do të shërbejë si ndalesa e parë e pasagjerëve në mbërritjen në Shqipëri.

Më pas, pas modaliteteve respektive ligjore ata do të shoqërohen për në strukturat akomoduese në Tiranë apo Durrës, në varësi të numrit të personave që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Ministrja Xhaçka ka informuar se situata po ndiqet minutë pas minuti në bashkëpunim me aleatët dhe se janë marrë të gjitha masat, kurdo që të mbërrijë avioni i parë.

Ministrja është ndalur edhe në strukturat akomoduese në Tiranë, të cilat janë hapësira të lira e të pajisura me të gjitha kushtet e jetesës për individë apo famije. Qytetarët afganë do të qëndrojnë për pak javë në këto qendra, për tu zhvendosur më pas në disa struktura hoteljere në bregdet në pritje të kryerjes së procedurave për transferimin e tyre drejt destinacionin final.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.