E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO liron nga burgu ish-juristen e Bashkisë së Lushnjes, flet avokati: U vërtetua
Publik News

GJKKO liron nga burgu ish-juristen e Bashkisë së Lushnjes, flet avokati: U vërtetua

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbutur masën e sigurisë për ish-juristen në Bashkinë e Lushnjes, Blerta Turku e cila u arrestua në kuadër të operacionit të SPAK sëbashku me ish-kryebashkiakun Fatos Tushe për shpërdorim detyre.

Nga arrest me burg, për Turkun u vendos arrest shtëpie. Avokati i saj, Andi Hasanaj në një prononcim për News24 deklaroi se vendimi i gjykatës vërtetoi pretendimin se ish-juristja nuk ka konsumuar asnjë vepër penale.

“Masa e sigurisë së arrestit me burg, u zëvendësua me arrestin e shtëpisë. Këto janë një hap vërtetimit të pretendimeve tona që shtetësia Blerta Turku nuk ka shkelur ligjin, e vetëm ka zbatuar detyrën e nuk ka konsumuar asnjë vepër penale”, u shpreh avokati.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe sëbashku me 9 zyrtarë të tjerë, duke përfshirë dhe juristen Blerta Turku u arrestuan në kuadër të një operacioni të SPAK për shpërdorim detyre dhe dhënien e tenderave pa garë.

Ata u arrestuan më 6 korrik për një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës. Mes të arrestuarve janë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë, Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, Gazmend Çela,  Bektash Nexha,  Blerta Turku dhe 2 biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.