E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U gjet i vrarë me plumb në kokë brenda makinës në Babicë të Vlorës
Publik News

U gjet i vrarë me plumb në kokë brenda makinës në Babicë të Vlorës

Xhuljan Bullari është i riu që u gjet i  pajete me  plumb ne koke brenda një automjeti në Babicë të Vlorës.

 25 vjeçari është person me precedent penal.  Ai u arrestua në 2018 gjatë një operacioni ku ra në pranga edhe Mikel Hoxha nga Policia e Fierit duke transportuar në mënyrë të paligjshme shtetas nga Siria.

Bullari në atë kohë 22 vjeç, banues në Tiranë u kap në lagjen “Sheq i Madh” Fier me automjetin e tij tip “Lancia” duke transportuar 3 shtetas Sirianë.

Një natë më parë Xhuljan Bullari është gjetur i pajetë në sediljen e oasagjerit në makinën me të cilën udhëtonte, tip “Fiat Punto” me targa “TR 3784 R”.

Kanë qenë kalimtarët të cilët e kanë parë të gjakosur në makinë të riun dhe më pas kanë njoftuar policinë. Makina në të cilën është gjetur viktima, rezulton në pronësi të një vajze nga Tirana.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.