E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërdorim detyre dhe veprime fiktive, arrestohet inspektori i kriminalistikës në Tiranë!
Publik News

Shpërdorim detyre dhe veprime fiktive, arrestohet inspektori i kriminalistikës në Tiranë!

Një 47-vjeçar me detyrë inspektor i policisë kriminale në kryeqytet u arrestua pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit ka njoftuar se në pranga është vendosur inspektori me iniciale L.V. bazuar në kallëzimin e bërë një person ditën e sotme me iniciale E.B.

Nga hetimet paraprake, punonjësi i policisë gjatë një periudhe kohore ka kryer veprime fiktive dhe kërkonte para në këmbim të favoreve në ndërtimet pa leje.

SHÇBA nuk sqaron raste konkrete lidhur me këtë arrestim por shton se hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë si dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Njoftimi i SHÇBA-së:

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme Tiranë në bashkëpunim me strukturat e luftës kundër korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar në kallëzimin e shtetasit E.B., në datë 25 gusht 2021, ndaloi Inspektor L.V., 47 vjeç, me detyrë Nd/Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit Pasiv”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Mbeshtetur në faktet dhe provat e administruara gjatë hetimeve paraprake të zhvilluara, punonjësi i Policisë, L.V., gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme, ka kryer veprime aktive, në shpërdorim të funksionit të tij organik, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare të paligjshme, në këmbim të premtimit për mosveprimin e strukturave policore për ndërprerjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje. Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin, sqarimin e pozitës së tij, si dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale në lidhje me veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasi i ndaluar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.