Pësoi defekt në motor, avioni ulet në mes të autostradës! Plagosen dy persona
Një avion i vogël privat është detyruar të bëjë një ulje në mes të një autostrade në San-Diego ditën e sotme.
Shkaku i uljes emergjente është bërë një defekt teknik në motorin e avionit. Dy pilotët që ndodheshin brenda avionit nuk pësuan lëndime.
Si pasojë e uljes, avioni ka përplasur disa makina duke plagosur dy persona. Ata u dërguan menjëherë në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mediat e huaja shkruajnë se avioni ka përplasur 4 makina, ku e gjithë skena është filmuar nga qytetarët.
Disa pjesë të mjetit fluturues janë shpërndarë rreth zonës duke goditur disa makina, por pa pasoja të rënda.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



