Plagosje me armë zjarri në një lokal në Tiranë
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes disa personave në një lokal në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ferit Xhajko pranë zonës së “Selvisë” në kryeqytet.
Gjatë konfliktit me sende të forta, ka mbetur i plagosur një person.
Panorama.al mëson se një person më pas ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur nga të shtënat.
Pas sherrit, personat e përfshirë janë larguar nga vendngjarja teksa policia po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



