Zbardhet e shkuara e 39-vjeçarit që vrau të riun në Vlorë

Ai udhëtonte nga Vlora në Fier dhe në Tiranë për të kryer vjedhje kryesisht të varësve dhe bizhuve të floririt. Ai u prangos më 29 gusht të vitit 2012, në kushtet e flagrancës pasi i vodhi varësen një gruaje në Tiranë. Ishte ky arrestim që zbuloi një seri vjedhjesh të tjera të kryera nga Selmanaj. Ndërkohë që ishte prangosur nga forcat e rendit në Komisariatin nr. 1, ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati nr.4 në kryeqytet.
Emri i Bledar Selmanajt është mjaft i njohur edhe për Policinë e Vlorës, pasi ai ka rezultuar të jetë pjesë e një grupi grabitësish me origjinë të gjithë nga Vlora, që u godit në shkurt të atij viti. Gjatë dëshmisë në Polici, Selmanaj, 30 vjeç në atë kohë, ka mundur të fiksojë datat e sakta të tri vjedhjeve të tjera bashkë me vendndodhjet e banesave përkatëse, ndërkohë ka saktësuar edhe mekanizmin që ndiqte për të shitur menjëherë bizhuteritë e floririt që merrte nëpër shtëpitë që thyente.
Policia bënte me dije në atë kohë, se Bledar Selmanaj në dëshminë e dhënë oficerëve të policisë gjyqësore ka pranuar se ka vjedhur 6 banesa në Tiranë. Ai ka përshkruar sendet që i ka grabitur, por edhe ku i ka çuar ato për t‘i shitur. Dëshmia e këtij personi i ka bërë oficerët të nisin procedimin penal dhe për një pronar argjendarie në kryeqytet. Në argjendarinë e ndodhur në Rrugën e Durrësit,
Policia njoftoi se kishte sekuestruar një sasi floriri që dyshohej se ishte e vjedhur, pasi që nuk ishte e pajisur me dokumentacionin e duhur dhe për këtë Policia nisi hetimet për pronarin e saj. Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier më datë 27.07.2012, ka nxjerre urdhër ndalimi për këtë shtetas për veprën penale të “Vjedhjes”. Ende nuk dihet nëse Selmanaj me sa vite u dënuar për krimet e kryera kundër pronës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



