E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marrëdhënia ‘speciale’ Rama-Vuçiç,  presidenti i Kroacisë i pakënaqur
Bota

Marrëdhënia ‘speciale’ Rama-Vuçiç, presidenti i Kroacisë i pakënaqur

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka paralajmëruar Tiranën zyrtare për marrëdhënien “speciale” që ka ndërtuar me Beogradin dhe posaçërisht për atë mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Në një intervistë për mediat duke folur për turin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, (i cili këshillon edhe Vuçiç, edhe Ramën), në rajonin tonë dhe vizitën e tij në Zagreb, Milanoviç deklaroi se vendi që ai drejton nuk ka nevojë për ato lloj marrëdhëniesh siç i ka ndërtuar Serbia me Shqipërinë.

Pavarësisht se presidenti kroat thotë se nuk i di detajet e kësaj marrëdhënie specifike, Shqipëri-Serbi, dhe se  nuk është ai që vendos për këtë gjë, duket se fjalët e tij janë një kambanë alarmi për vendin tonë.

“Unë nuk do të doja të tingëllojë i vrazhdë, por unë mendoj se Kroacia nuk ka nevojë për atë lloj marrëdhënieje, siç bëjnë Serbia dhe Shqipëria. Por unë nuk vendos për këtë dhe nuk i di detajet “, tha Milanoviç, raporton media Jutarnji list e Zagrebit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.