E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mësimi online? Rakacolli: Kemi gati skenarët por… Ja pse duhet të vaksinohen studentët!
Publik News

Mësimi online? Rakacolli: Kemi gati skenarët por… Ja pse duhet të vaksinohen studentët!

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka sqaruar se vaksinimi i detyrueshëm i studentëve, stafeve pedagogjike dhe ato mjekësore nuk ka nisur ende.

Afati i fillimit ende nuk është përcaktuar por pritet që të vendoset në ditët në vijim. Në një intervistë për News24, ajo u shpreh se vendimi i një individi për të mos u vaksinuar mund të dëmtojë një tjetër.

Ajo solli në vëmendje një studim të Autoriteteve Shëndetësore Amerikane se rreziku është i pranishëm për studentët në auditore ndaj kërkohet vaksinimi i detyruar.

“Ata njerëz që janë më të riskuar për ta transmetuar. Vendimi i një individi për të mos u vaksinuar mund të dëmtojë një tjetër. Për ata grupe që janë më në rrezik, kemi menduar që të fusim vaksinimin e detyrueshëm. Kjo nuk fillon nesër, por po shohim një afat për të aplikuar. Të gjithë do kenë të drejtë të vaksinohen deri më 30 shtator. Pas kësaj, ata që nuk duan ta bëjnë, do të duhet të paraqesin një test negativ i PCR periodikisht.

Maska vazhdon të mbetet siç ishte, të jetë i detyrueshëm në ambiente të mbyllura, biznese qendra tregtare dhe transportin publik. Këtu do ketë intensifikim të kontrolleve dhe penaliteteve. Çdo njeri duhet ta kuptojë, duhet bërë përmes një edukimi të brendshëm. Në Shqipëri kemi një kulturë të mirë vaksinimi, vendet që përmendët ju nuk e kanë në kulturë. Ne çojmë fëmijët e vegjël për t’u vaksinuar. Ka një studim të CDC i cili tregon rastin e një mësuesi që shpjegonte pa maskë dhe infektoi 12 studentë nga 24 që kishte në total. Është një gjë që është e mirëkuptuar dhe e pranuar” – tha Rakacolli.

Zëvendësministrja thotë se autoritetet kanë përgatitur skenaret e mësimit online, por me situatën aktuale, nuk përbën asnjë problem.

“Ne e ndjekim situatën çdo javë. Ne u mblodhëm javën e kaluar dhe sot. Gjithçka ndryshon në bazë të situatës. Ne kemi pak a shumë një të dhënë për variantin Delta. Vonë është futur dyshimi për infektimin me variantin Delta. Ne kërkuar konfirmimin në Gjermani. Besueshmëria e analizave është 100 %. Është tërësisht e qartë që është varianti Delta për rritjen e infektimeve.

Në strategjinë që kemi bërë, i kemi të parashikuar të gjitha skenaret. Në momentin që jemi tani, nuk parashikon mësimin online. Prandaj u bë dhe vaksinimi i detyrueshëm që studentët të bëjnë mësim në auditorë” – tha Rakacolli.

PSE DUHET TË VAKSINOHEMI

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli jep disa prej arsyeve kryesore të vaksinimit.

“Mesa kam kuptuar, njerëzit nuk janë skeptik në vaksinimin si koncept. Ata e dinë dhe është e vërtetuar që vaksina të mbron nga infektimi. Kemi shumë vaksina që ne i bëjmë pasi janë të efektshme. Qytetarët janë skeptik nëse këto vaksina që janë të COVID-it të mbrojnë. Pasi janë prodhuar në një kohë shumë të shkurtër. Pfizer është e vetmja që është miratuar plotësisht. Një përgjigje të mirëfilltë nuk ka nëse vaksinat janë të efektshme, por nga përgjigjet e përditshme të laboratorëve tregon gjithmonë e më shumë efikasitetin. Për asnjëlloj sëmundje nuk ka siguri që formohen antitrupa. Përsa i përket efekteve anësore. Afatgjata, deri më tani nuk ka asnjë arsye teorike që do ketë një dëmtim më vonë. Lëri pastaj teoritë konsiporative. Ngatërrohen shumë arsye se pse jepen informacionet e rreme. Me të gjitha dijenitë që janë me vaksinat, atëherë do të thotë që është gjëja më e mirë që mund të bëjmë sot për sot” – tha Rakacolli

GRATË SHTATZËNA

Rakacolli flet dhe për ndikimin e vaksinës tek gratë shtatzëna.

“Nuk e dëmton bebin. Ka studime serioze. Ka vende që rekomandojnë me forcë vaksinimin e grave shtatzëna” – tha Rakacolli.

VAKSINIMI I PERSONAVE NËN 18 VJEÇ

“Ky është vendim i ekspertëve të vaksinimit. Është një problem që Komiteti i të Vaksinimit do e shqyrtojë do na paraqesë një opinion” – tha Rakacolli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.