E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED u ndalon kandidimin tre avokatëve: Mangësi në plotësimin e kushteve
Publik News

Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED u ndalon kandidimin tre avokatëve: Mangësi në plotësimin e kushteve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e tre gjyqtarëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme të KED-së, është ndaluar nga kandidimi në Gjykatën Kushtetuese të gjyqtarëve Sinan Tafaj, Dhimitrula Spiros dhe Saimir Vishajt.

Sipas njoftimit të bërë nga institucioni i drejtësisë, gjyqtarëve u është gjetur mangësi në një ose në disa prej kritereve të vendosura nga Kushtetuta.

NJOFTIMI NGA KED

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 31.08.2021, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:

  1. Raportim nga ana e relatorëve në lidhje me ecurinë e deritanishme të procesit të vlerësimit të kandidatëve dhe problematikat e hasura.
  2. Prezantim i raporteve të përgatitura nga relatorët, sipas vendeve të shpallura për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me kandidaturat e 1) Sinan Tafaj, 2) Dhimitrula Spiro dhe 3) Saimir Vishaj, me qëllim vlerësim dhe vendimmarje nga ana e KED.
  3. Te tjera.

Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara, që kërkohen për përzgjedhjen dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

Ndalimin e kandidimit dhe mos vijimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

  1. Z. Sinan Tafaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Gani Dizdari;
  2. Zj. Dhimitrula Spiro, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha;
  3. Z. Saimir Vishaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha, vendin vakant të Z. Gani Dizdari dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

ANËTARËT E GJYKATËS KUSHTETUESE

Pak muaj më parë Gjykata e Lartë publikoi listën me  9 emra që u propozuan për 3 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, ku mes tyre ishin dhe emrat e 3 gjyqtarëve që u skualifikuan nga KED.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë, mes tyre dhe kryetaren Vitore Tusha e e cila qëndron në detyrë edhe pasi i ka përfunduar mandati.

Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj në Kushtetuese do ta bënte plotësisht funksional organin më të lartë të gjyqësorit në vend, ndërsa përpara ka çështje të rëndësishme për të zgjidhur.

Në rast se Kushtetuesja do të plotësohet me 9 anëtarë, atëherë për të marrë një vendim duhet të ketë një votim 5- 4 pro/kundër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.