E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Po përgatitem për sezonin e ri”- Yuri Kim ngjit malin e Korabit: Mendoj që malësorët janë….
Publik News

“Po përgatitem për sezonin e ri”- Yuri Kim ngjit malin e Korabit: Mendoj që malësorët janë….

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka vendosur ta kalojë këtë të diel duke ngjitur malin e Korabit, pikën më të lartë në Shqipëri.  

Yuri Kim

Ambasadorja ka postuar një foto në “Instagram” ku shprehet se “vendosa të përgatitem për sezonin e ri duke u ngjitur në majën më të lartë të Shqipërisë”.

Yuri Kim theksoi se është e rëndësishme të ruash fokusin te qëllimi dhe të jesh këmbëngulës duke mos u dorëzuar kurrë.

Mesazhi i plotë

Nuk e di nëse vjen ngaqë rrënjët e familjes sime janë në male, por gjithmonë gjej forcë dhe frymëzim sa herë që jam në malësitë shqiptare. Unë mendoj se malësorët janë të njëjtë pavarësisht vendit. Ndërsa verës po i vjen fundi, jam duke reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë e ardhshme. Vendosa të përgatitem për sezonin e ri duke u ngjitur në majën më të lartë të Shqipërisë, malin Korabi. 2,764 metra të lartë!

Nuk isha më e shpejta dhe më e forta, dhe mu desh më shumë se sa kishim planifikuar, por ne këmbëngulëm dhe arritëm në majë. Më kujtoi rëndësinë e mbajtjes së fokusit te qëllimi, duke qenë rrethuar nga miq që të inkurajojnë dhe qëndrojnë me ty deri në fund, pa u dorëzuar kurrë. Me një këmbë përpara, hap pas hapi, ne mund ta arrijmë qëllimin tonë së bashku.

1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.