E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vuçiç e pranon : Jemi të vetëdijshëm se nuk do të hyjmë në BE pa e zgjidhur çështjen e Kosovës
Bota

Vuçiç e pranon : Jemi të vetëdijshëm se nuk do të hyjmë në BE pa e zgjidhur çështjen e Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kancelarja gjermane Angela Merkel patën një takim “kokë më kokë”, ku tema të diskutimit ishin marrëdhëniet dypalëshe, çështjet politike dhe ekonomike dhe perspektiva evropiane e Serbisë.

1

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat Angela Merkel tha se shpreson që do të ketë përparim në fazën e re të dialogut Kosovë – Serbi. “Kosova nuk do të zhduket nga agjenda dhe se disa çështje zgjidhen fare në fund procesit”, u shpreh ajo.

“Jo të gjithë anëtarët e BE-së e kanë njohur Kosovën. Unë kisha një qasje pragmatike”, tha ajo në konferencën e përbashkët me Vuçiçin.

“Nuk ka kuptim të flasim për përfundimin e një procesi para zgjidhjes së problemeve të tjera. Kjo çështje nuk do të zhduket, duhet të zgjidhet. Por unë jam për një rrugë ku të gjitha çështjet e tjera zgjidhen së pari. Shpresoj se do të kemi përparim të ri në procesin rreth Kosovës”, u shpreh kancelarja.

Ndërkohë, Vuçiç tha se: “Nëse pyetja është se a jemi të vetëdijshëm se nuk do të hyjmë në BE pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, atëherë absolutisht është e qartë kjo”.

Vizita e Merkelit në Ballkan është ndër të fundit si kancelarë gjermane. Ajo nesër do të vizitojë Tiranën ku do të takohet me kryeministrin Rama dhe liderë të tjerë të rajonit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.