E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, autobusi me pasagjerë del nga rruga pasi u godit nga kamioni
Publik News

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, autobusi me pasagjerë del nga rruga pasi u godit nga kamioni

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë ishull Shëngjinit.

Një autobus me pasagjerë është aksidentuar me një kamion dhe ka dalë nga rruga.

Deri tani raportohet se eshte lënduar një fëmijë dhe  është dërguar për mjekim në spital.

Mësohet se ka qenë kamioni që ka goditur nga pas autobusin.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10: 20 , në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ishull Shëngjin ” janë përplasur mjeti tip kamion me mjetin tip autobus, ka marrë demtime të lehta një i mitur dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme.

Drejtuesit e 2 mjeteve po shoqerohen në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.