E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Paco’, droga që po kthen njerëzit në ‘kanibalë të jetës
Lajme

‘Paco’, droga që po kthen njerëzit në ‘kanibalë të jetës

Fotografi italian Valerio Bispuri është i njohur dhe i vlerësuar në mbarë botën për shkrepjet e tij.

Zakonisht ai kalon vite të tëra në një vend të largët, të cilin e braktis vetëm pasi ka kuptuar esencën e tij. Më pas, shkrepjet e tij kthehen në foto që të shtangin, të habisin dhe që vlejnë sa mijëra fjalë.

Destinacionet e tij “të preferuara” janë ato vende ku njerëzimi vuan, ku nuk ka më se çfarë të humbasë por ka vetëm për të humbur.

Në 10 vjet ai ka vizituar 74 burgje të Amerikës Latine, nga Argjentina në Venezuelë dhe nga Brazili në Peru, duke depërtuar në ato zona ku rojet kanë frikë të hyjnë sepse mund të mos kthehen të gjallë.

“Bëma” e fundit e këtij njeriu të jashtëzakonshëm është një libër i titulluar “Paco, një histori droge”.

Paco është një lloj droge me kosto të ulët dhe që po shkatërron breza të tërë të rinjsh në periferitë e metropoleve amerikano-jugore duke lënë pas shkatërrim dhe mjerim.

Në pamje të parë është vetëm një grup i vogël i bardhë, i përbërë nga mbetjet e përpunimit të kokainës, që përzihet me xham të grirë dhe që më pas shkrihet në një tub prej metali.

“Duket si kokainë normale, por efekti i saj është dhjetë herë më i fuqishëm dhe më i menjëhershëm. Është si një shkarkesë elektrike, një kafshim që zgjat pak sekonda por që më pas nuk të lëshon më. Kush e përdor kthehet në një kanibal të jetës së tij dhe të të tjerëve”, tregon Bispuri, libri me fotot e të cilit tashmë është gati.

Ai nuk ka nevojë për fjalë, mjafton t’u hedhësh një sy fotove të shkrepura për të kuptuar shkatërrimin dhe mjerimin që kjo “e keqe” po i sjell njerëzimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.