E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha reagon për situatën në Kosovë: Synohet destabilizimi për interesat e Vuçiç. Shqipëria të mos heshtë
Publik News

Lulzim Basha reagon për situatën në Kosovë: Synohet destabilizimi për interesat e Vuçiç. Shqipëria të mos heshtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Kosovës, duke i konsideruar veprimet e Beogradit si akte kriminale.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë se veprimet e Beogradit synojnë destabilizimin e Kosovës.

Teksa thekson mbështetjen  për Kosovën, Basha bën thirrje që të reagojë qeveria shqiptare. Sipas tij duhet të përdore të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate.

“Po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vendimit të drejtë dhe legjitim të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit.

Aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të  Aleksandër Vuçiç.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe të fuqishme për qeverinë e Kosovës, institucionet e saj dhe të gjithë faktorin politik të angazhuar në përballimin e kësaj situate.

Detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit”, thuhet ne reagimin e Bashes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.