Berisha nga “foltorja” e Vlorës: Bashës i thashë që nuk bëhesh dot lider. Po je burrë…Ja përgjegjësia ime
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur foltoren e tij në qytetin e Vlorës. Me demokratët e këtij qyteti, Berisha ka diskutuar vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.
Ne jemi 12% më pak në vota se në 2013. Kjo është e vërteta. Sali Berisha e ka thënë në cdo foltore, se ka përgjegjësitë e padiskutueshme.
Në 2017 i kërkova Bashës të japë dorëheqjen. Në cdo dalje televizive kam thënë se standardi i humbjes së zgjedhjeve është dorëheqja.
Unë i kisha thënë se ti je lidë ri thyer. Me aktet që ti ke kryer në zgjedhjet e 2017, ti nuk bëhesh dot lider. Provoje, unë do bëj gjithçka, por je i thyer.
Nuk i dilet në pritë bashkëpunëtorëve, një nga një i ekzekuton politikisht. Po të jesh burrë i thua, por edhe ajo nuk bëhet”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



