E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Mbytet peshkarexha në Karaburun, shpëtohen mrekullisht 3 personat që ishin në bord
Publik News

FOTO/ Mbytet peshkarexha në Karaburun, shpëtohen mrekullisht 3 personat që ishin në bord

Peshkarexha Sirena Blu që kishte në bord tre persona ka lëshuar sinjalin SOS rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia kufitare e Dhërmiut ka shkuar në ndihmë të saj dhe ka shpëtuar marinarët, ndërsa anija është mbytur në afërsi të gjirit te Gramës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

📌Dhërmi, Vlorë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një mjeti peshkimi që po përmbytej, duke vënë në rrezik jetën e disa personave.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me rojet bregdetare, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit, në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”.

Tre personat që ndodheshin në mjetin e peshkimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.Ndërkohë po merren masa për transportimin e mjetit të tyre lundrues.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.
#FaleminderitPoliciaeShtetit🤝
#Bashkëmëtësigurt 🚔

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.