E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikohen për herë të parë pamjet e operacionit ku mbeti i vrarë nënkomisari Saimir Hoxha
Publik News

Publikohen për herë të parë pamjet e operacionit ku mbeti i vrarë nënkomisari Saimir Hoxha

Sipas policisë, në momentin që nënkomisar Saimir Hoxha i ka kërkuar dokumentin e identifikimit Aldi Ramës, “që ndodhej në sediljen e pasme të automjet, ai është shprehur se ”Unë nuk jam për t’u kontrolluar…”, dhe ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë tip TT dhe e ka qëlluar me dy plumba oficerin e Policisë, duke e plagosur rëndë atë. Gjatë transportit për në spital, oficeri i Policisë ka gjetur vdekjen. Autori i vrasjes së oficerit të Policisë ka mundur të kalojë në vendin e shoferit dhe është larguar me automjetin me të cilin udhëtonin këta persona”.

Në këto pamje duket edhe momenti kur Aldi Rama merr drejtimin e makinës dhe largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke lënë dy shokët e tij në duart e policisë si dhe nënkomisarin e plagosur në tokë, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Gjithashtu gazetarja Klodiana Lala ka publikuar edhe pamjet e aksionit antikanabis që kishte kryer grupi i kontrollit ne zone.

“Grupi i kontrollit përbehej nga tre punonjës policie dhe kryesohej nga shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë. Punonjësit e Policisë kanë qenë me veshje civile dhe njëri prej tyre ishte me jelek fosforeshent me mbishkrimin Policia”.

Policia thote se pasi grupi i kontrollit kishte gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies, 62 bimë narkotike dhe gjatë kthimit, rreth 500 metra nga miniparcela ku u asgjësuan bimët narkotike, është shkëmbyer me automjetin tip “Volkswagen” ku ndodheshin autori dhe dy shoket e tij tashme te arrestuar.

l
pamjet kur policia ka ndaluar makinen per kontroll
1
pamjet e vrasjes saimir hoxha kanabis2
2
3
4

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.