E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD depoziton në Kuvend kërkesën për Komision Hetimor: Shqiptarët do paguajnë 120 milionë euro për një hakmarrje politike të Ramës
Publik News

PD depoziton në Kuvend kërkesën për Komision Hetimor: Shqiptarët do paguajnë 120 milionë euro për një hakmarrje politike të Ramës

PD ka dorëzuar sot zyrtarisht ne Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, për çështjen Becchetti.

Deputetja dhe nënkryetarja e PD-së, Grida Duma në një komunikim me median jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit tha se dëmi ekonomik që sot duhet të paguajnë shqiptarët është për shkak të nisjes së kësaj çështje si “një hakmarrje politike” e kryeministrit Rama.

Grupi i PD

“Opinioni publik është i mirënjohur me dëmin që i ka shkaktuar vendimet e gjykatave të arbitrazhit që shqiptarët duhet ti paguajnë një kompanie private.

Komisioni ka në fokus kontrollin e ligjshmerise së veprimeve e mos veprimeve të institucioneve shtetërore sa i përket këtij dëmi. Mendoni 120 milione euro për një sagë që nisi që në 2015 si një sagë hakmarrje politike, ndaj një media që bënte opozitë ndaj Ramës, ishte ndër të paktat media që publikoi dasmën luksoze të Veliajt. Kjo ceshtje për hakmarrje politike e sot rezulton në 3 dëme të mëdha.

Të gjitha veprimet që kanë cuar në këtë fitim të cështjes nga kompania private përfshin shkeljen e pavarësisë së drejtësisë, momenteve që ky komision duhet të nxjerrë. Për të mbyllur një sagë tjetër që është dikush korrupton bën presion e shqiptarët paguajnë, ne duam që të shtrojmë sa më tepër qartësi mbi ata që janë shkaktarët dhe që dëmin duke iu drejtuar drejtësisë me faktet që do nxjerr komisioni mos paguajnë shqiptaret por ata që e nisën me koshiencë”, tha Duma.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.