E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krimi tronditës në Tiranë, zbulohet fotoja e çiftit që humbi jetën pas krimit në Tiranë!
Publik News

Krimi tronditës në Tiranë, zbulohet fotoja e çiftit që humbi jetën pas krimit në Tiranë!

Çfarë shkruante 26-vjeçari shqiptar për ganezen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Një i ri 26-vjeçar i quajtur Kliton Pira ka goditur me thikë të dashurën e tij, Jawsackie Jaboah, shtetase nga Gana. 

E reja u ka rezistuar goditjeve fillimisht dhe ka arritur të dalë nga banesa në katin e tetë të një pallati dhe ka kërkuar ndihmë.

Ndërsa i dashuri i saj në këtë moment dyshohet se është hedhur nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Jawsackie Jaboah edhe pse është dërguar me urgjencë në spital, nuk ka mundur të jetojë për shkak të plagëve të rënda të marra nga goditjet me thikë nga i dashuri i saj shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës “Pjetër Budi”, pranë Gjykatës së Tiranës, tek ish-Ekspozita, në një banesë që dy të rinjtë e kishin marrë me qira.

Zbulohet fotoja e çiftit që humbën jetën tragjikisht pasditen e sotme në Tiranë pasi 26-vjeçari Kliton Pira qëlloi me thikë një 31-vjeçare të huaj e më pas u hodh nga kati i 8 i një pallati. Si pasojë e ngjarjes, kanë ndërruar jetë të dy, i riu pasi u hodh nga lartësia.

Ndërsa 31-vjeçarja ganeze u dërgua fillimisht në spital për të marrë trajtim shëndetësor, por fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Deri më tani nuk dihet nëse çifti kishin konflikte apo mosmarrëveshje mes tyre.

Por në rrjete sociale duket se marrëdhënia mes çiftit ishte e mirë. 26-vjeçari Kliton Pira ka publikuar një foto krah 31-vjeçares Jawsackie Jaboah me mbishkrimin, “Falenderoj Zotin cdo dite qe te solli ne jeten time dhe te dua shume Bukuroshe”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë në afërsi të bulevardit Gjergj Fishta tek Gjykata e Tiranës. Mësohet se çifti e kishte marrë banesën me qira ditore teksa ende nuk dihet se çfarë ka çuar në konfliktin mes tyre.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.