E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Evi Kokalari  padi për shpifje për : Ilir Demalia, Dritan Demiraj, Frrok Çupi dhe Kolec Traboini
Publik News

Evi Kokalari padi për shpifje për : Ilir Demalia, Dritan Demiraj, Frrok Çupi dhe Kolec Traboini

Aktivistja e njohur shqiptare, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditët e fundit ka ardhur në Shqipëri, ku është parë në mbështetje të Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Aktivistja Kokalari është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, në takimet në kuadër të “Foltores” me demokratët, e cila ka si qëllim bashkimin dhe hapjen e Partisë Demokratike.

Por, kjo mesa duket nuk iu pëlqen disa shërbëtorëve publike të pushtetit, dhe ndaj saj kanë filluar sharjet dhe sulmet, gjë që ka sjellë edhe reagimin e Kokalarit.

Mëngjesin e sotëm Kokalari, në një postim në rrjetet sociale, ka paralajmëruar “spastrimin e monstrave”.

“Një gjë është e qartë – këtë javë kam qënë një katalizues fantastik i elementëve më vullgar, antipatik, gënjeshtar dhe inatçinj që mbart shoqëria Shqiptare, brenda & jashtë vendit. Tashmë monstrat kanë emër. Le të filloj spastrimi!”-shkruan Evi Kokalari në postimin e saj.

Aktivistja Kokalari ka filluar lëvizjet për atë që ajo paralajmëroi “spastrimin e monstrave”, duke paditur në gjykatë për shpifje një portal mediatik, si dhe shtetasit Ilir Demalia, Dritan Demiraj, Frrok Çupi dhe Kolec Traboini.

Mesa duket ka edhe persona të urryer si Frrok Çupi, apo sharlatanë politikë si Ilir Demaliaj, që flasin nga tualetet që pastrojnë në SHBA, dhe gjasme bëjnë politikë në Shqipëri, të cilët kanë “zbarzur mllefin dhe uurejtjen e tyre”.

Por, duket se kësaj radhe nuk do ta kenë të lehtë pasi do të përballen me padi në gjykatë, për shpifjet dhe fyerjet e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.