E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë gazetari sportiv Kosta Grillo, ishte  i infektuar me koronavirus
Publik News

Ndërron jetë gazetari sportiv Kosta Grillo, ishte i infektuar me koronavirus

Pas një beteje të gjatë me koronavirusin, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare gazetari dhe komentatori sportiv Kostandin Grillo.

Prej disa javësh, Grillo ishte dërguar në Turqi për trajtim më të specializuar, por nuk arriti dot të fitojë betejën me koronavirusin.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e kanë dhënë miqtë e tij përmes rrjeteve sociale. Ervin Petraq Baku shkruan “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndrittë shpriti Kosta Grillo”.

Ish-futbollisti dhe trajneri i disa klubeve sportive në Shqipëri, Përparim Daiu ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të Grillos.

“Lamtumire i miri Kosta Grillo ….lamtumire mbreti…lamtumire miku i futbollistave trajnereve ish futbollistave dhe i gazetareve. Pushofte ne paqe shpirti juaj” – shkruan Daiu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.