E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klienti theri kryekamarierin tek Fish  City për njē tavolinë të rezervuar
Publik News

Klienti theri kryekamarierin tek Fish City për njē tavolinë të rezervuar

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin pak ditë më parë ku një kamarier u ther nga klienti i restorantit ku ai punonte, pasi i kishte thënë se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Bëhet fjalë pikërisht për Gazment Kurmakun, kryekamerierin e kompleksit në Labinot, Fish City pjesë e Rozafës së Gjergj Lucës, konfirmuar edhe nga vetë kompleksi për JOQ. “Ka ndodhur nje incident midis nje punonjsit ton dhe nje klienti , pas ngjarjes i gjith materjali i disponushem i ka kaluar policise dhe prokurorise , falemderit per interesimin! Rozafa SHPK.”-shkruan kompania në reagimin për redaksinë tonë. Burime nga deshmitare kanë rrëfyer të gjithë ngjarjen midis Kurmakut dhe klientit Erjon Llapushit, i cili sulmoi fizikisht kamarierin 50-vjeçar pas një debati verbal. Gazment Kurmaku ndodhet në vdekje klinike pas sulmeve të Llapushit, teksa ky i fundit është arrestuar.

Deshmitari

Ka ardhur personi qe hiqet si besimtar edhe eshte ulur… ka shkuar kryekamarjeri ne kte rast Gazi qe ndodhet ne gjendje te rende edhe i ka thene qe esht e rezervuar edhe kan ber fjale… ky tipi pastaj ka mar nje thike ke tavolina dhe ja ka drrejtuar ne barke duke i thene largohu se e di vet ku ulem o t q** r***. Ishin afruar kamarjeret tjere per ta kap ai kishte mar canten edhe kishte fut doren brenda duke kercenuar edhe nje kamarjer tjeter due i then ta futa plumin kokes mos u afro edhe kishte ik me vrap. Gazi ishte nje nga me te vjetrit aty, qe kur eshte hap.”/ JOQ

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.