E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Rritja ekonomike me 18% nuk do të thotë rritje rrogash e pensionesh”/ Rama u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve: Ja pse prekemi nga kriza energjitike
Publik News

“Rritja ekonomike me 18% nuk do të thotë rritje rrogash e pensionesh”/ Rama u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve: Ja pse prekemi nga kriza energjitike

“Unë dal para popullit dhe e shikoj në sy”, Rama iu përgjigjet qytetarëve për rritjen e çmimeve

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur qe mengjesin e sotem t’iu pergjigjet pyetjeve te disa qytetareve ne lidhje me rritjen e cmimit te energjise.

Rama e nisi me nje sqarim se pse po rriten cmimet, ndersa theksoi se ai del para qytetareve dhe i sheh ne sy.

Madje ai foli dhe per rrogat, duke konfirmuar se nuk do te kete rritje pagash.

Sipas Ramës, Shqipëria prodhon energji kur ka reshje dhe blen kur ka thatësirë, për këtë arsye është e varur nga tregu ndërkombëtar për çmimin.

“Përshëndetje, e kam ndjekur me shumë vëmendje gjithë reagimin lidhur me krizën energjitike dhe raportin e komenteve tuaja këtu në këtë faqe mbi këtë krizë. Me një numër komentesh përfaqësues do të mundohem të bëj disa sqarime shumë të thjeshta.”, tha Rama.

Pyetja e parë:

Petrit Gazulli: Ne e prodhojmë në vend energjinë elektrike dhe nuk e blejmë në bursë, kështu që edhe çmimin mund ta vendosni vetë?!

Edi Rama: Jo i dashur Petrit, ne prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme për mbushjen e hidrocentraleve dhe blejmë kur kemi thatësirë. Shqipëria është e varur nga tregu ndërkombëtar njësoj si vendet e tjera.

Kryeministri Edi Rama teksa iu eshte pergjigjur pyetjeve te qytetareve eshte ndalur te rritja e pagave.

Në videon e publikuar nga vetë Rama në “Facebook”, Rama u bdal te energjia, ku tha se energjia është e njëjtë për të gjithë dhe nuk bën dallime për pagat.

Pyetje:
Luiza Biberaj: Pse e krahasoni koston me Spanjën e apo Gjermaninë ndërkohë që rrogat apo të ardhruat për frymë në vendin tonë janë të pa krahasueshme me vendet e tjera?

Edi Rama: Çmimet e bursës të energjisë në tregun ndërkombëtar u Shqipëria blen energji elektrike, nuk bën dallime për rrogat e Spanjës Gjermanisë apo Shqipërisë. Nuk kemi bërë asnjë dallim mbi shpenzimet, por thjesht kemi bërë informimin mbi krizën që ka prekur vendet dhe konsumatorët e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.