E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mungesa me naftën, ndërpritet energjia elektrike në Liban
Publik News

Mungesa me naftën, ndërpritet energjia elektrike në Liban

Rrjeti kombëtar i furnizimit ka ndaluar punën pasi ka mbaruar karburanti në dy stacionet kryesore të energjisë elektrike duke lënë Libanin pa drita.

“Rrjeti libanez i energjisë ndaloi plotësisht punën mesditën e sotme dhe nuk ka gjasa që ai të funksionojë deri të hënën e ardhshme, ose për disa ditë,” tha për Reuters një zyrtar qendror në Bejrut.

Kjo ka bërë që vendi të zhytet në errësirë të plotë. Gjithçka nisi të Premten kur u mbyll centrali në Deir Ammar. Kurse të shtunën u mbyll edhe termocentrale Zahrani. Arsyeja: Nuk kishte më asnjë pikë naftë për të prodhuar energji.

Ky vend e prodhon energjinë me naftën që nxjerr ose importon, por kriza ka pllakosur.

Gjashtë milionë banorë janë nën terr dhe vetëm 5 mijë shtëpi po marrin energji nga prodhimi i 200 megavat.

Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë një problem në Liban që prej fundit të luftës së viteve, për çka vendi i vogël mbështetet në importet e karburanteve.

Shumë libanezë mbështeten në gjeneratorë privatë që punojnë me naftë, pasi telashet me dritat i kanë të vazhdueshme ashtu si ne shqiptarët që vuajtëm frikshëm nga viti 1991 e deri të paktën më 2008.

Libani është paralizuar nga një krizë ekonomike e cila është thelluar pasi furnizimet me karburant të importuar janë shuar. Monedha libaneze ka rënë me 90% që nga viti 2019

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.