E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja te ‘Komuna e Parisit’/ “Po shihja celularin kur dikush erdhi dhe më qëlloi”, zbardhet dëshmia e të riut që iu bë atentat në makinë
Publik News

Plagosja te ‘Komuna e Parisit’/ “Po shihja celularin kur dikush erdhi dhe më qëlloi”, zbardhet dëshmia e të riut që iu bë atentat në makinë

Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja e 22-vjeçarit Reidi Balla. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit. 22-vjeçari gjatë natës iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të plagosjes në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në deklarimin paraprak që dha pas ngjarjes, i riu mësohet të këtë thënë: “Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”.

Policia po punon me kamerat e sigurisë për të marrë të dhëna që do të çojnë në identifikimin e autorit.
Po ashtu po pyeten rrethi shoqëror dhe familjar i Reidi Ballës për të kuptuar nëse ka pasur konflikte.
Burime nga policia thonë se 22-vjeçari nuk ka precedentë të mëparshëm penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.