Basha me tone të ashpra ndaj Ramës: Përdridhu e spërdridhu, je përgjegjës për vjedhjen 10 mln euro me tendera
Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama, lidhur me krizën e energjetikës.
Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se Rama e ka rritur çmimin e energjisë dhe të karburantit, duke e bërë këtë të fundit më të shtrenjtë se në Austri.
Basha-Ramës: Lojërat mund t’i luaje 4 vitet e para sepse isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket! Vetëm nga ty nuk marr leksione prindërie! Bëhu gati edhe ti për foltore!
Basha foli për një llum të tranzicionit që duhet të pastrohet. Ndër të tjera ai tha se 4 vitet e para të opozitës ishte i ri dhe nuk i kishte kuptuar truket e Edi Ramës, që sipas tij është sot rrëziku më i madh i reformës në drejtësi.
Mirëmngjes nga unë se kë dëgjuar dhe nuk do të dëgjosh. Sa herë më sheh të del parasyve ora e rërës. Por ta ka mbajtur pak dorën llumi i tranzicionit. Nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë timen që ti e njeh mirë. Nësë nuk do të provokosh një reagim të tillë, thuaju langojve të tu të vetëpërmbahen kur i drejtohen opozitës. Kjo është shpresa e vendit. Mezi presin tu heqin qafe ju që e mbani veten për sheik të përjetshëm. Të gjithë mund të jenë prindër më të mirë, vecanërisht ne politikanët. Unë kam borxh të paparë ndaj fëmijëve të mi. Jam i gatshëm të marrë leksione prindërie nga çdo kush në Shqipëri, përvec teje. Të vijmë te halli, halli im janë shqiptarët. Ty kaq ta ka prerë që ditën e parë në politikë, dhe deri në ditën e fundit. Halli yt është se të ka mbaruar vaji i kandilit. Doje të digjje prapë avjin 8-vjeçar, e di që nuk ka më dhjam për të shtrydhur prej shqiptarëve. Sa herë e përmende sot foltoren, 10 herë. Foltorja nuk është halli im, është halli jot, Bëhu gati dhe ti për foltore, sepse nuk ka foltore që të shpëton ty. Më guxon të më përmendësh mua heshtjen, pse nuk i arrestove ata 8 vjet, pse nuk i dënove, apo se i kë ortakë nga Elbasani në Shijak. Lojë e vjetër Edi Rama, mund ta luajë 4 vitet e para, sepse isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket e tua. Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, status quo-ja. Të flisni për satelit ndërkohë që njërëzit nuk kanë bukë për të ngrënë. Sepse ju notoni në luks. Zotërote ka kaluar më shumë kohë me shiek se sa duke kaluar njërëzit e zonës tuaj elektorale. Keni kapur për bisht drejtësinë e re. Edhe perëndimorët e kanë kuptuar. Bëre sikur ndërtove ngrehinën e drejtsësië, por nuk është funksiopnale. E kanë kuptuar që ti je rreziku më i madh i reformës në drejtësi, që është në koma të thëllë, pikërisht prej teje
Basha: Ti s’ke rritur çmimin e energjisë? Kush e shtoi me 240 lekë çmimin e karburantit me taksën Rama. Kujt i djeg, le të qesh. Doli e tha se është taksa që ka vendosur PD. Jo mo jo. Transferimi i taksës së qarkullimit te ajo e karburantit ishte 7 lekë, kush ja shtoi 240 lekë? Ky këtu. Prandaj, karburanti ishte më i shtrenjtë se në Austri, deri javën e kaluar.
Ndërhyn Braçe..
Basha: Qetësohu mo qetësohu se s’të detyrova unë të firmosje. Kur të vijë SPAK, sqarohu. U shkrive, kushedi sa ke pa qeshur. Këto çmime prekin 650 mijë familje. Apo s’ta vërshëllen fare. E di çfarë do të thotë? Ti lideri global i satelitëve, në vendin ku njerëzit blejnë dy karota e dy qepë, ke futur mijëra në burg pse nuk paguajnë dot energjinë elektrike. Sado të përdridhesh e shpërdridhesh këtu, faktet janë se ti je përgjegjës për vjedhjen 10 milionë euro me vetëm tenderat e fundit. T’i kemi publikuar disa herë ditët e fundit. I ka parë gjithë Shqipëria, vetëm ti refuzon t’i shohësh, sepse jeton në botën tënde. Nuk ke vesh të dëgjosh. Pse ke blerë 10 milionë euro më shumë në tre tendera? Tunelin e Llogarasë pse e ke më shtrenjtë se oferta? Pse e zbraze kaskadën e Drinit? Dhe e blen tani 3-4 fish? Në rastin më të mirë për ty, tregon se je njeri që s’ke aftësi të jesh as drejtor i një kopshti fëmijësh, në rastin tjetër tregon se je drejtor i një kupole hajdutësh. Mos u përpiq të bësh diversion, kjo nuk është krizë energjie, por krizë e korrupsionit tënd.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



